Opinione në temën: Programet e partive politike në prag të zgjedhjeve

Opinione në temën: Programet e partive politike në prag të zgjedhjeve

Flasim për  fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, vështruar nga pikëpamja e përfaqësuesve të shoqërisë civile. Programet qeverisëse të partive politike përveç prioriteteve për zhvillim ekonomik, arsim të mirëfilltë dhe zhvillim të sektorit të shëndetësisë, duhet të kenë vizion strategjik për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, kështu thekson Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Arbresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Sipas tyre, partitë politike pas ardhjes në pushtet nuk zbatojnë programet qeverisëse, duke vepruar pa një plan të mirëfilltë qeverisës./21Media