"Drogat tek te rinjtë dhe programet parandaluese"

“Drogat tek te rinjtë dhe programet parandaluese”

“Labyrinth” kërkoi nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin programe parandaluese për përdorimin e drogave e që do të jetë i aplikueshëm tek të rinjtë.

Kështu u bë e ditur në tryezën “Drogat tek te rinjtë dhe programet parandaluese”, që u mbajt në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë (ENDURE)” e financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga OJQ Labyrinth.

Menaxheri i projektit, Safet Blakaj, tha se përdoruesit e drogave janë të vet stigmatizuar.

“Kjo po ndodh dhe duhet të punojmë shumë gjatë për të ndryshuar këtë pasi ata vet kur u shkelen të drejtat thonë: ‘unë jam përdorues i drogës’. Deri vitin e kaluar ne kemi konsideruar se përdorimi i drogave është problem i madh, shqetësues por nuk është alarmues, e tash, jemi në prag të asaj të themi se është alarmant”, u shpreh ai.

Ai tha se e mira është që është duke rënë përdorimi i heroinës, por janë kokaina dhe marihuana kanë shënuar rritje.

“Ne po synojmë të nxisim institucionet që të nisin një program parandalues që do të jetë i aplikueshëm tek të rinjtë”, tha ai.

Në emër të Qeverisë të Kosovës, Avdullah Hasani, tha se janë në përfundim të një fushate anti-narkotik ne shkolla.

“Qeveria e Kosovës vitin e kaluar në kuadër të sistemit arsimor në Kosovë, ka kërkuar nga ministri i Rendit dhe Arsimit që të fuqizojnë programet edukative dhe te parandalimit të shitjes të drogave. Por nuk është arritur të realizohet me përpikmëri kjo kur kanë ndeshur në interesa politike”, u shpreh ai.

Drejtori i Departamentit për Shëndetësinë në Burgje të Kosovës, Milazim Gjocajn tha se këtë 6 mujor, është dyfishuar numri i përdoruesve të drogës në bazë të pranimit në burgje.