Alarmi për bombë në “City Mall”, arrestohen dy persona

Policia kap dy të dyshuar

Lidhur me alramin e rrejshëm  për bombë në  qendrën tregtare “City Mall”, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska njoftoi se janë arrestuar dy persona.

MPB ka dërguar informacione shtesë ku mësohet se dy të arrestuarit janë të moshës 19-vjeçare, gjegjësisht bëhet fjalë për personat me iniciale P.C. dhe A.D.

Alarmi i rrejshëm për bombë në qendrën tregtare “City Mall” shkaktoi panik tek vizitorët dhe të punësuarit të cilët me shpejtësi kishin lëshuar objektin, ndërsa u deshën vetëm pak minuta që forcat policore të rrethonin qendrën tregtare duke mos lejuar askënd të afrohet.

Në vendngjarje ishin paraqitur njësiti për Antiterrorizëm, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë. Njoftimin është marrë nga shërbimet të cilët sigurojnë objektin e “City Mall” të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Rreth orës 13:40 në objekt u lejuan të hynë vetëm të punësuarit, për shkak të kontrolleve të policisë. Policia gjithashtu kreu kontrollë edhe në ndërtesën afër qendrës tregtare të njohur si “City Tower”./21Media

Back to top button