Alarmon OBSH-ja: Po mbyllet dritarja e mundësisë për ta frenuar koronavirusin

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka shprehur shqetësimin për numrin e rasteve të koronavirusëve që nuk kanë lidhje me Kinën dhe me raste të tjera të konfirmuara.

Doktori, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dritarja e mundësive për të përmirësuar virusin është “ngushtuar”, transmeton 21Media.

Autoritetet shëndetësore kineze raportuan një ulje të vdekjeve, por konfirmuan raste të reja të koronavirusit.

Megjithatë, rastet janë në rritje në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe vende të tjera.

Jashtë Kinës, më shumë se 1 mijë e 200 raste të virusit janë konfirmuar në 26 vende dhe ka pasur tetë vdekje.

Të shtunën, Koreja e Jugut raportoi 142 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar numrin kombëtar në 346.

Të premten, mjekët në Itali thanë që një burrë 78 vjeç u bë personi i parë në vend që vdiq nga koronavirusi. Më parë Italia kishte njoftuar edhe 16 raste të tjera dhe ministri i saj i shëndetësisë tha se shkollat dhe zyrat do të mbyllen dhe ngjarjet sportive do të anulohen në rajonet e prekura.

Kina ka raportuar 76 mijë e 228 raste me koronavirus, përfshirë 2 mijë e 345 vdekje./21Media

Back to top button