Shënohet temperatura më e nxehtë në histori të shtetit

Shënohet temperatura më e nxehtë në histori të shtetit

Temperaturat në Anchorage arritën në 32,22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin paraprak prej 29,44 gradë, që kishte ndodhur më 1969.

Edhe qytete të tjera të shtetit të Alaskës kanë shënuar temperatura të larta.

Shkencëtarët thonë se Alaksa – që shtrihet në Rrethin Arktik – po ngrohet dy herë më shpejt sesa mesatarja globale.

Toka e mbuluar me akull – që gjendet në rreth 85 për qind të territorit të shtetit – është duke u shkrirë. Shumë lumenj, që zakonisht janë të ngrirë dhe përdoren si rrugë transportuese gjatë dimrit, janë bërë të rrezikshme për t’u kaluar, sidomos me makina apo me kamionë./21Media