Festë dhe dhurata në familjen Mehmeti

Festë dhe dhurata në familjen Mehmeti

Këngëtari Alban Mehmeti sot feston datëlindjen e tij të 35-të.

Ai u surprizua nga prindërit, bashkëshortja, fëmijët dhe vëllezërit e tij, të cilët ishin mbledhur në banesën e këngëtarit për të festuar së bashku.

Natyrisht as dekori i festës nuk mungoi, së bashku me tortën me mikrofon dhe nota të muzikës, shkruan rtv21.tv

Bashkëshortja e Albanit, Fjolla, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga festa. Në një video shihet këngëtari teksa emocionohet kur hyn në banesë dhe surpizohet nga familja.

Ai përqafon dy djemtë e tij të cilët i japin dhe dhuratat e tyre.

Kujtojmë se projekti i fundit i Albanit është kënga “Më mungon”, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 140 mijë herë në kanalin YouTube./21Media