''Ah Medet'' thotë Albani

”Ah Medet” thotë Albani

Në mesin e shumë këngëtarëve që po sjellin këngë të reja për festat e fundvitit është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti, i cili sapo publikoi këngën e tij më të re.

Kënga titullohet ”Ah Medet” dhe është publikuar në kuadër të xhirimeve të vitit të ri, shkruan rtv21.tv

Tekstin e këngës e ka shkruar Ghulo, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin  është përkujdesur Granit Gashi.


Për xhirimet e programeve festive për vitin 2020, Albani ka sjellë edhe disa potpuri të reja në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Kaltrina Selimin. /21Media