Ekspozita Ndërkombëtare e Artit në Bienalen e Venedikut mbahet në vitin 2019

Ekspozita Ndërkombëtare e Artit në Bienalen e Venedikut mbahet në vitin 2019

Artisti mitrovicas, Alban Muja do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut, që do të mbahet në vitin 2019 nga 11 maj deri më 24 nëntor.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se prezantimi i Kosovës në këtë ngjarje do të jetë tejet i rëndësishëm për shtetin tonë, për faktin se përnes artit po paraqitet Kosova në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Pas propozimit të komisioneres së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, drejtoreshës së Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, sot mora vendim që artisti Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut që do të mbahet në vitin 2019 nga 11 maj deri më 24 nëntor. Prezantimi i Kosovës në këtë ngjarje përmes Alban Mujës, është tejet i rëndësishëm për shtetin tonë. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë pjesëmarrjen e Alban Mujës në ekspozita dhe festivale të ndryshme jashtë vendit, duke paraqitur Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme. Artisti i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emër i afirmuar edhe në skenën botërore të artit. Puna e Mujës është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo.KG”, ka shkruar Gashi në postim.

Aspekti artistik i Mujës është influencuar kryesisht nga trasnformimet politike dhe sociale në vendin e tij, por edhe më gjerë./21Media