Çifti po bëhen prindër për herë të dytë

Çifti po bëhen prindër për herë të dytë

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po bëhen prindër për herë të dytë, shkruan rtv21.tv

Çifti zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë sonte në koncertin madhështor të Albanit në PRishtinë.

Albani dhe Miriami e gëzuan epitetin e të qenurit prindër për herë të parë më 28 nëntor të 2015-së. Çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ameli.

Çifti janë martuar zyrtarisht më 7 maj të këtij viti, por që lajmin për media e kanë bërë të ditur më 26 maj.

“Duamë” mban titullin bashkëpunimi i fundit i tyre. Në fund të Këtij videoklipi çfiti kanë vendosur ta shfaqin edhe një pjesë nga kurorëzimi i tyre. Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Albani, dhe i gjithë teksti është dedikm për dashurinë e madhe që ata e kanë për njëri-tjetrin.

Kënga është publikuar në muajin maj dhe është pëlqyer mjaft shumë nga publiku,  në kanalin YouTube numëron mbi 5 milionë klikime. /21Media