Albani ndihet i nderuar

Albani ndihet i nderuar

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj është emëruar si i pari ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur vetë Albani përmes një postimi në Instagram ku është shprehur se me këtë rast po ndihet i nderuar.

Faleminderit ambasadorit @albertocutillo dhe Ambasades Italiane ne Shqiperi e cila me nderoi si te parin Ambasador te gjuhes italiane ne Shqiperi. Nje shembull miqesie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tane“, ka shkruar Albani në Instagram

Po të njëjtin postim Albani e shkroi edhe në gjuhën italiane.

Kujtojmë se, muajin e kaluar Albani ka mbajtur koncertin e tij recital në Amfiteatrin e Tiranës. Kurse,  më 19 qershor në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë ka mbajtur koncertin “Hapësirë e një ëndrre”. /21Media