Nesër koncerti madhështor i Alban Skënderajt

Nesër koncerti madhështor i Alban Skënderajt

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj nesër do të mbajë koncert në Prishtinë.

Artisti ka njoftuar se koncerti do të mbahet në sallën “1 Tetori”, shkruan rtv21.tv

Kurse, sot me anë të një postimi në Instagram Albani ka rikujtuar të gjithë për koncertin madhështor që do mbahet nesër.

Prishtina në zjarr. Nesër ose kurrë. Hapsirë e një ëndrre, salla 1 tetori”, ka shkruar Albani në Instastory.

Artisti ka treguar se ky koncert për të është një ëndërr, e cila po bëhet realitet pas një pune të madhe. Albani këtë koncert e ka cilësuar si një moment kulmor i karrieres së tij si dhe një pikë arritje teper të rendesishme të jetës së tij. /21Media