Albani parashikon dukjen e tij në pleqëri

Albani parashikon dukjen e tij në pleqëri

Aplikacioni “FaceApp” ka bërë shumë njerëz që ta sfidojnë vetën duke e parashikuar dukjen e tyre në pleqëri.

Kësaj nuk i kanë rezistuar as figurat publike, të cilët nuk hezituan që këto imazhe t’i ndajnë me fansat e tyre në rrjetet sociale.

Në mesin e atyre që e parashikuan pleqërin, është edhe kantautori i mirënjohur, Alban Skenderaj i cili fotografinë e ka publikuar në Instagram, me anë të cilës ka bërë një pyetje për fansat e tij.

“A do me doni njesoj edhe kur te jem 75?“, ka shkruar Albani poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A do me doni njesoj edhe kur te jem 75? 😅❤️

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

 “Duamë” mban titullin kënga e fundit e Albani, të cilën e solli në bashkëpunim me gruan e tij Miriam Canin.

Në fund të videoklipit të këngës çfiti kanë vendosur ta shfaqin edhe një pjesë nga kurorëzimi i tyre. Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Albani, dhe i gjithë teksti është dedikm për dashurinë e madhe që ata e kanë për njëri-tjetrin.

Kënga është publikuar në muajin maj dhe është pëlqyer mjaft shumë nga publiku,  në kanalin YouTube numëron mbi 9 milionë klikime. /21Media