Së shpejti koncerti recital në Tiranë nga Alban Skënderaj

Së shpejti koncerti recital në Tiranë nga Alban Skënderaj

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj në muajin gusht ka paralajmëruar fansat se koncertiti i tij recital i ardhshëm do të mbahet më 27 shtator në Amfiteatrin e Tiranës, shkruan rtv21.tv

Albani me anë të një video të publikuar në Instagram, të cilën e ka shkëputur nga një prej koncerteve të tij, tha se pret me padurim të përjetojë sërish emocionin e njëjtë që ia ka dhuruar publiku nga koncerti i kaluar në koncertin që do ta mbajë në Tiranë.

Kur endrra kthehet ne realitet dhe realiteti ne enderr”. Nje nga momentet me te bukura te jetes dhe karrieres time.
Mezi pres te riperjetoj keto emocione me nje spektakel dhe atmosfere te re por qe do te vij tek ju me te njejten energji dhe perkushtim”, shkroi ai.

Ndryshe, Alban Skënderaj, më 19 qershor ka mbajtur koncertin “Hapësirë e një ëndrre”, në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. Një numër i madh i fansave ishin mbledhur për ta dëgjuar atë./21Media