Alban Skenderaj paralajmëron këngën e re

 
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj nesër do të sjell një projekt të ri muzikor për fansat e tij. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar edhe emrin e këngës.
Kënga e re titullohet ”Parajsa ime 2”,  e cila do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin, Elgit Doda.
”Parajsa ime 2”, neser ora 18:00” ka shkruar Albani në Instagram krahas një video të postuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Ndryshe, kënga e tij e fundit është ”Zjarr në shpirt” e cila është publikuar më 12 maj të këtij viti./21Media

Back to top button