Zyrtarizohet transferi i shumëpritur

Zyrtarizohet transferi i shumëpritur

Basketbollisti, Alban Veseli është transferuar tek skuadra e Golden Eagle Ylli. Kjo është bërë zyrtare nga ana e skuadrës Golden Eagle Ylli, nëpërmjet një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook.

Veseli së fundi ishte pjesë e KB Prishtinës, por kohët e fundit nuk u paraqit fare, duke mos u bërë të ditura arsyejet për këtë gjë. Në njoftim thuhet se këtë transferim e kanë mundësur disa nga bizneset më të mëdha të qytetit si dhe tifozët e klubit.