Albana Osmani tashmë është ambasadore e fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri

Albana Osmani tashmë është ambasadore e fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri

Moderatorja e njohur shqiptare, Albana Osmani kohë më parë kishte filluar fushatën “Ti je një luledielli”, qëllimi i së cilës është të ndihmojë fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Për këtë nismë, ajo ka fituar çmimin e ambasadores së fëmijëve për paqen ONLUS në Shqipëri, të cilin në emisionin ”Top Show” e ka bërë të ditur Debrah Ann Mace nga “Children for Peace”.

E lidhur me çmimin, Albana e ka falenderuar atë dhe është shprehur e nderuar dhe ka premtuar se do të vazhdojë misionin e saj për të ndihmuar fëmijët, shkruan rtv21.tv

”Faleminderit Chilldren For Peace!E Nderuar Zonja Debrah Ann Mace jam shume e gezuar qe kemi mbeshtetjen tuaj per te çuar para projektin “Ti je nje luledielli ” per te ndihmuar edhe me shume femije në nevoje. Ndjehem shume e nderuar te pranoj kete akreditim si Ambasadore e Femijeve per Paqen ONLUS ne Shqiperi. Ju premtoj qe do vazhdoj misionin tim per te ndertuar nje bote me te mire per ne te gjithe! Perfitoj nga rasti te falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan me projektin ! Çdonjeri nga ne mund te beje nje diference, por se bashku ne bejme ndryshim ! 🌻”, ka shkruar Arbana.

Ndryshe, fushata “Ti je një luledielli” Wshtë pritur mjaft mirë nga artistët shqiptarë, të cilë e kanë mbështetur Albanën për këtë nismë./21Media