Albani e Kaltrina edhe këtë vit kanë bashkuar forcat

Albani e Kaltrina edhe këtë vit kanë bashkuar forcat

Dy emrat e njohur të skenës, Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimi, edhe këtë vit kanë bashkuar forcat e tyre duke sjellur disa këngë në kuadër të xhirimeve të vitit të ri.

Këtë vit dyshja sollën një potpuri ritmike, shkruan rtv21.tv

Kaltrina si çdo herë edhe në këtë video duket shumë bukur, teksa ka veshur një fustan elegant ngjyrë të bardhë, të kombinuar me një shall të bukur.

Kujotjmë se, kjo është hera e tretë me radhë që Albani e Kaltrina bëhen bashkë për festat e fundvitit dhe bashkëpunimet e tyre janë pritur mirë nga publiku.

Përveç, këngëve të ripërpunuara dyshja kanë realizuar edhe një bashkëpunim tjetër të realizuar me videoklip. /21Media