Festë në familjen Muqiqi

Festë në familjen Muqiqi

Sot feston ditëlindjen njëri prej këngëtarëve më të dashur të estradës, Albatrit Muqiqi.

Ky sukses i tij vjen falë talentit të trashëguar nga prindërit po ashtu këngëtarë, Nystret Muqiqi dhe Merita Spahiu, shkruan rtv21.tv.

Për ta uruar të birin, Merita ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram ku ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

Urime Ditelindjen zemra ime, paq shendetin dhe lumturine e gjithe botes. Te dua pafundesisht, zoti qoft me ty ne qdo hap te jetes“, ka shkruar Merita në Instagram.

 Albatriti në vitin 2016 u martua me Egzonën. Për ditën e tyre të rëndësishme, çifti kishin organizuar një dasëm të veçantë e tradicionale, ku ahengu u organizua në një nga hotelet e Prishtinës. Ata tani janë prindër të tre fëmijëve,  dy vajzave dhe një djalit.

Ndërsa, kur jemi te ana profesionale, Albatriti vjen nga një familje e artistëve të mëdhenj, Merita Spahiu dhe Nysret Muqiqi. Duke vazhduar traditën familjare, ai qysh në moshë të hershme ka filluar hapat e tij të parë në muzikë, që nga pjesëmarrja në  “Polifest Kids” në moshën 11 vjeçare, me këngën “Në valle U Bashkuam”.

Në vitin 2009 ai merr pjesë në festivalin “Çelësi Muzikor 3”, me këngën “Sytë e Tu”.  Në po këtë vit ai merr pjesë në “Zhurma Show”, me këngën “Boll Boll”, dhe vazhdon tutje edhe me festivale e koncerte tjera. Ai njihet për hitet e tij si ” Boll, Boll”, “Lajkatare”, “Edhe pak”, “Qika qika” e shumë të tjera.

“Për ty” titullohet kënga e fundit e Albatritit, të cilën e ka publikuar në muajin korrik. /21Media