Këngëtari flet për herë të parë rreth shtatzënisë së dytë të bashkëshortes!

Këngëtari flet për herë të parë rreth shtatzënisë së dytë të bashkëshortes!

A po vjen fëmija i dytë në familjen Muqiqi, kjo është dilema që shumë media e shkrime rozë e parashtruan kohëve të fundit, duke aluduar se bashkëshortja e tij Egzona është përsëri shtatzënë.

Mirëpo, këto lajme i demantoi vet Albatrit Muqiqi për portalin rtv21.tv 

“Po është përfolur shumë  në media se Egzona është shtatzënë prapë, por nuk është e vërtetë. Njëherë nuk ka ende diçka të re”, është shprehur Muqiqi.

Këngëtari ka treguar se në këtë periudhë bashkëshortja e tij është fokusuar më shumë në biznesin e saj të veshjeve.

Ndryshe, Albatriti këto ditë është duke përgatitur një projekt të ri muzikor dhe kësaj radhe iu është rikthyer bashkëpunimit me threedots./21Media