"Do jem pranë jush gjithë jetën"

“Do jem pranë jush gjithë jetën”

Këngëtari i mirënjohur, Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona dje festuan ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre, Amelias.

Përveç, urimeve për vajzëne  tyre, çifti gjatë ditës kanë publikuar edhe fotografi të ndryshme familjare.

Kurse, Albatriti me anë të një fotografie në të cilën shihet ai me Egzonën dhe fëmijët e tyre ka bërë një dedikm të veçantë, teksa e ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për ta.

“Kuptimi i jetës familja, falenderimi i takon vetëm Zotit !! Do jem pranë jush gjithë jetën, ju dua pafund”, ka shkruar Albatriti në Instagram.

Ndryshe, “Nuk e meriton” titullohet projekti i fundit muzikor që Albatriti ka publikuar në muajin shkurt. Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media