"Së shpejti..."

“Së shpejti…”

Këngëtari i mirënjohur, Albatrit Muqiqi ka një numër të madh fansash. Këngëtari përkujdeset që kohë pas kohe të sjellë befasi për ndjekësit e tij, e këtë e dëshmon edhe përvoja e tij shumëvjeçare në skenë.

Së fundi, artisti përmes Instagramit ka paralajmëruar se është në studio duke punuar, me gjasë për një album të ri.

“Së shpejti… Me album te ri?”, ka shkruar artisti.

“Nuk e meriton” mban titullin projekti i fundit i Albatritit, projekt të cilin e ka publikuar më 4 shkurt./21Media