Ja sa janë rritur binjakët e Albatritit

Ja sa janë rritur binjakët e Albatritit

Këngëtari i mirënjohur,  Albatrit Muçiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona janë bërë prindër për herë të dytë në janar. Ata u bënë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali, të cilët i pagëzuan me emrat Elia dhe Elard.

Në rrjetin social Instagram, Albatriti sot ka publikuar një fotografi të veçantë në të cilën shfaqet me Elian dhe Elardin, shkruan rtv21.tv

Fotografi ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit e tij.

 

View this post on Instagram

 

Eraldi Elia ❤️ #love #twins

A post shared by A L B A T R I T M U Q I Q I (@albatritmuqiqi) on

Albatriti dhe Egzona janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2017, të një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia e cila para disa ditëve ka mbushur dy vjet.

Ndryshe, “Nuk e meriton” titullohet projekti i fundit muzikor që Albatriti ka publikuar në muajin shkurt. Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media