''Në këtë fatkeqësi ka një fat të madh, fat i madh është që nuk ka ndodhë në sezon turisitik''

”Në këtë fatkeqësi ka një fat të madh, fat i madh është që nuk ka ndodhë në sezon turisitik”

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Nga ky tërmet të deri tani raportohet se të vdekur kanë mbetur 46 persona dhe qindra tjerë të lënduar.

Shkrimtari Albatros Rexhaj në emisionin “Click” të RTV21, ka trguar se si i ka shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.

Në natën para tërmetit isha pikërisht në Durrës aty afër Vila Palmës shumë afër, edhe planin e kisha që të kaloja natën aty mendoja pasi që duhej të vija në Prishtinë për disa punë thash do e kalojë naten nisem herët në  mëngjesë. Por, në orën 11 më erdhi një dëshirë e madhe një shtytje të nisem edhe pse ishte vonë  natën të nisem të shkojë në shtëpi. Kom udhëtu krejt natën kurr kamë mrri në Kosovë në shtëpi ora 3 e mëngjesit sa jom rahatu pak u dridh toka”, ka treguar Rexhaj.

Rexhaj ka treguar se edhe në tërmetin që ka ndodhur në muajin shtator e ka pasur historinë e njëjtë.

Edhe tërmeti i parë kur ishte me 21 shtator apo 22 mduket edhe ai më ka zënë në autostrad 2 orë para se mu bo tërmeti une kom marrë rrugën”, ka thënë Rexhaj.

Ai ka thënë se në këtë fatkeqësi është një fat të madh që ky tërmet nuk ka ndodhur në muajt e verës.

”Në këtë fatkeqësi ka një fat të madh, fat i madh është që nuk ka ndodhë në sezon turisitik. Imagjinoni sikur të kishte ndodhur në korrik, gusht do ishte një tragjedi e përmasave shumë të mëdha’‘, ka thënë Rexhaj.

Pas shkatërrimit të shtëpive nga ky tërmet, shumë familje po qëndrojnë në tenda në disa kampe që janë krijuar në këto vende, ndërkohë shumë të tjerë po kanë frikë të qëndrojnë në ndërtesat e tyre të banimit, për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme./21Media