Reshitaj reagon pas dorëheqjes

Reshitaj reagon pas dorëheqjes

Sot ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministres së Mjedisti dhe Palnifikimit Hapësinor, Albena Rashitaj. Ajo ka treguar se këtë e ka bërë për shkaqe personale.

Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët, kryetarin e AKR-së Behegjet Pacollin dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për siç ka thënë ajo përkrahjen dhe bashkëpunimin.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Së pari dua të ju falënderoj për besimin, bashkëpunimin dhe në veçanti mbështetjen në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend.

Me përgjegjësinë më të madhe e kam pranuar detyrën si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për t’i shërbyer vendit, qytetarëve dhe vizionit tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Gjatë kësaj periudhe, që nga marrja e mandatit tim, jam angazhuar në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta, për një mjedis të pastër, mbrojtjen e tij, burimeve ujore, biodiversitetit dhe krijimit të planifikimit të duhur hapësinor, gjithmonë duke respektuar ligjet e vendit.

Si ministre e MMPH-së, jam angazhuar për të shtyrë shumë procese dhe vendime përpara për të mirën e përbashkët.

Rruga jonë nuk ishte e lehtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, presionet e punës dhe sfidat.
Sot ka ardhur koha të ju falendëroj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për gjatë gjithë këtyre muajve.

Njëkohësisht falënderoj Presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryeministrin z. Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët, me të cilët punuam së bashku.
Vullneti dhe përkushtimi im për t’i kontribuar vendit, mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, do të vazhdojë gjatë gjithë jetës sime.

Për shkaqe përsonale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ju faleminderit!”, është postimi i Reshitaj.

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj publikisht ka falënderuar Reshitajn dhe po ashtu ka thënë se i respekton motivet e dorëheqjes së saj.

Albena Reshitaj ishte ministre nga partia Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, parti kjo që është në koalicion me PDK-në, AAK-në, Nismën dhe partitë e minoriteteve./21Media