Kur bëhen bashkë Albëria e Emina

Kur bëhen bashkë Albëria e Emina

Modelja e njohur Emina Çunmulaj edhe pse veprimtarinë e saj e zhvillon në Amerikë a po ashtu atje ka krijuar familjen bashkë me burrin e saj Sam Nazarian, është prej femrave shqiptare që asnjëherë nuk heziton të flas për prejardhjen e saj si dhe traditat e vendlinjes.

Përveç kësaj, Emina duket se shpesh takohet edhe me artistë të skenës shqiptare, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, modelja ka treguar se është takuar me këngëtaren Albërije Hadërgjonaj, e cila gjithashtu jeton në Amerikë.

Emina dhe Albërija kanë qëndruar në një kafe shqiptare në mes të New York-ut, ku përveç shoqërisë së njëra-tjetrës, kanë shijuar edhe tingujt e çiftelisë, madje, ato kanë nisur të këndojnë në gjuhen shqipe. /21Media