Albëria bashkë me vajzën e saj në festën e ditëlindjes së Arielit

Albëria bashkë me vajzën e saj në festën e ditëlindjes së Arielit

Dje ka festuar ditëlindjen grimeri i njohur Ariel Tejada dhe një festë befasi për të e ka organizuar miliarderja më e re në moshë, Kylie Jenner.

Në këtë festë të organizuar për ditëlindje, në mesin e shumë emrave të njohur e ftuar ishte Albërie Hadërgjonaj dhe vajza e saj Anxhelina.

“Kylie Jenner ka organizuar një festë befasi për Arielin. Kylie të duam”, ka shkruar Albëria në një postim në Instagram.

Edhe Anxhelina në rrjetin social Instagram, ka publikuar video nga festa e ditëlindjes së Arielit./21Media