Për Albërijen vitet janë vetëm numra

Për Albërijen vitet janë vetëm numra

Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj është njëra ndër femrat më të komentuara të estradës, shkruan rtv21.tv

44 vjeçarja tregohet mjaft aktive në rrjetin social Instagram me publikimin e fotografive të ndryshme nga jeta e saj.

Përmes fotografisë së fundit që ka publikuar në Instagram tregoi linjat përfekte në bikini. Duket se për Albërien vitet  janë vetëm numra dhe vazhdon të kujdeset në maksimum për format trupore.

“1 Shans” titullohet projekti i fundit muzikor që Albëria ka publikuar në dhjetor të vitit 2018. Kënga në bashkëpunim me Fatmir Stufën ka arritur mbi 5 milionë klikime në Youtube./21Media