Me fjalë të zemrës Albëria uron vajzën për datëlindje

Me fjalë të zemrës Albëria uron vajzën për datëlindje

Agnesa Hadërgjonaj, vajza e këngëtares së mirënjohur, Albërije Hadërgjonaj feston ditëlindjen. Një urim të bukur i ka dedikuar e ëma e saj nga largësia. Këngëtarja tregoi se sa e bekuar është me të.

“Gezuar ditelindjen zemra e zemres. Zoti me bekoi me ty e bukura ime.Edhe pse Iket te vuani ne Paris pa mua,une te uroj me zemer gjithe te mirat e kesaj bote. Edhe 100 vite plot shendet e mbaresi shpirti im”, është urimi i veçantë i saj, transmeton rtv21.tv

Albërija ka dy vajza, Anxhelinën dhe Agnesën nga martesa e saj e dështuar. Në shumë intervista kishte treguar se arsyeja pse ishte ndarë nga bashkëshorti kishte qenë tradhëtia.

“Atë e kam dashur më shumë se fëmijët e mi, por më ka tradhëtuar gjithmonë. E falja, mbyllja një sy, një vesh deri u mbylla e gjitha dhe e lashë fare. Ai ka qenë burri i parë për mua dhe ndoshta unë nuk kisha eksperiencë, kështu që ndoshta ai shkonte tek ato që kishin më shumë eksperiencë. Në fakt kur u martuam ai ishte 12 vjeç, ishte burrë i pasur me lekë dhe gocat shkonin nga mbrapa. Unë i shkoja gjithmonë nga mbrapa për vite me rashë.Më pas vendosëm të divorcoheshim pasi unë u rrita dhe fillova të kuptoj që njerëzit nuk i detyron dot të rrinë të martuar. Por ne kemi jetuar pjesën më të madhe të martesës të ndarë pasi ai rrinte jashtë e ka qenë dhe në burg, pra me atë njeri nuk kam jetuar vetëm kemi bërë dy fëmijët e secili ka qenë në punë të vetë. Kështu që nuk e pata problem”, ishte shprehur Albërija.

Ashtu si nëna edhe vajzat janë shumë të suksesshme./21Media