Kurti flet për tarifën 100 për qind

Kurti flet për tarifën 100 për qind

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, në emisionin “Debat Përnime”, tha se tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe do ta zëvendësonin me reciprocitet të plotë.

“Së pari ne do ta zëvendësonim tarifën 100 për qind me reciprocitetin e plotë dhe së dyti do të preferonim për ministra serb të cilët nuk janë të dirigjuar nga Beogradi, por përfaqësojnë interesat e serbëve në Kosovë dhe e pranojnë shtetin tonë”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol./21Media