Kurti  u ka uruar suksese dy ekipeve shqiptare

Kurti  u ka uruar suksese dy ekipeve shqiptare

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje u ka uruar suksese dy ekipeve shqiptare në përballjet e tyre të radhës në play-off-in e Ligës së Evropës.

Ai në një postim në Facebook beson se Shkëndija dhe Skënderbeu do të kenë paraqitje dinjitoze në takimet kundër Milan dhe Dinamo Zagreb.

“Një mesazh mbështetje për ekipet tona që do të luajnë “playoff” të Ligës së Evropës. I uroj paraqitje dinjitoze Shkëndijës përballë Milanit dhe Skënderbeut përballë Dinamos së Zagrebit. #forcaShkendija #forcaSkenderbeu”, thuhet në postimin e Kurtit.