Albin Kurti takoi komandantin e KFOR-it

Mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Risi.

Takimi i kryeministrit me komandantin e KFOR-it është paralajmëruar edhe gjatë konferencës së djeshme, ku kryeministri Kurti ka publikuar një letërkëmbim mes Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në vitin 2013 ku Thaçi garantonte se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të operojë në veri pa leje të KFOR-it.

Takimi mes Kurtit dhe komandantit Risi është mbajtur mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Qeverisë. Mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje nga ky takim. /kallxo.com

Back to top button