Skitari kosovar, Albin Tahiri është duke u përgatitur për Kupën e Botës

Skitari kosovar, Albin Tahiri është duke u përgatitur për Kupën e Botës

Kupa e Botës do të mbahet në tri ditët e ardhshme në #Wengen të Zvicrës.

Fituesi i pesë normave olimpike në LOD #PyeongChang2018, synon të ketë paraqitje sa më të mirë në Wengen.

“Në Kupën e Botës marrin pjesë sportistët më të mirë dhe konkurrenca është shumë e madhe. Këto ditë bashkë me trajnerin Agim Pupovci, kemi pasur përgatitje në Wengen dhe gara është mjaftë e vështirë. Shpresoj të kem paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Nesër do të mbahet dita e parë e garave ku në program është disiplina në kombinim alpik: Lëshim i shpejtë (downhill) + sllallom./21Media

Image may contain: one or more people and outdoor