Albin Tahiri pritet të debutojë nesër, por zhvillimi i garës mbetet në dyshim

Albin Tahiri pritet të debutojë nesër, por zhvillimi i garës mbetet në dyshim

Albin Tahiri pritet të debutojë nesër në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skitari ynë që po e përfaqëson Kosovën në pesë disiplina të skijimit alpin, pritet të garojë në disiplinën kombinim alpin, e cila përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

Gara e lëshimit është paraparë të fillojë në ora 03:30 me kohën tonë lokale, kurse ajo e sllallomit, në ora 07:00. Albini ka numrin rendor 61.

Sipas organizatorëve, edhe nesër ka gjasa që gara e Albinit të shtyhet, për shkak të erërave të forta që po mbretërojnë në qendrën skitare Jangseon, rreth 40 km larg PyeongChangut.

Tahiri sot ka zhvilluar përgatitje në sllallom bashkë me trajnerin e tij, Agim Pupovci, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ndryshe dje për shkak të erërave të forta në Qendrën Skitare Jangseon, rreth 40 km larg PyeongChangut, ishte shtyer gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte skitari ynë, Albin Tahiri./21Media