"Unë e tregova sot flamurin e Kosovës me shumë shumë respekt"

“Unë e tregova sot flamurin e Kosovës me shumë shumë respekt”

Sportisti i vetëm Kosovar, që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang, Albin Tahiri në një video të postuar në Facebook, ka treguar për emocionet që ka ndjerë gjatë bartjes së flamurit të Kosovës.

“Jam shumë krenar që po hy në historinë, unë e tregova sot flamurin e Kosovës me shumë shumë respekt, unë e falënderoj krejt shtetin e Kosovës, Federatën e Kosovës, Komitetin Olimpik edhe juve, unë jam shumë shumë i respektuar”, u shpreh Tahiri në videon e publikuar./21Media