"Këngë me të cilën u rrita!"

“Këngë me të cilën u rrita!”

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi ka bërë ‘cover’ baladën shumë të pëlqyer “Mos më lini vet” të këngëtares Miranda Hashani, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Albina ka falënderuar Miranda Hashanin.

“‘Mos më lini vet’, këngë me të cilën u rrita! Faleminderit Miranda Hashani”, ka shkruar Albina në Instagram.

Ndryshe, Albina në muajin mars ka publikuar këngën “Nuk e pranoj” e cila është pritur mjaft mirë nga publiku./21Media