Sulmuesi i Kombëtares U21 të Shqipërisë ka ndërruar skuadër

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Shqipërisë ka ndërruar skuadër

Albion Avdijaj është rikthyer te skuadra e Grasshoppers ku i ka nisur edhe hapat e parë në karrierën e tij si futbollist.

Reprezentuesi i U21 të Shqipërisë në dy vitet e shkuara ka luajtur me Vaduzin duke realizuar 7 gola në 45 paraqitje.

Kujtojmë se Avdijaj në vitin 2014 ka luajtur në dy ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, para se të ndërronte mendje dhe të shkonte të luante me U21 të Shqipërisë.