Thaçi në takim me Albrightin

Thaçi në takim me Albrightin

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi e ka nderuar me medaljen “Urdhri i Lirisë”, ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright.

“Jemi të bekuar si vend si popull që Clinton dhe ju jeni rikthyer në shtëpinë tuaj familjen tuaj për të uruar 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, 20 vjetorin e shpresës dhe besimit për vendit. Ju keni ditur të bashkoni botën demokratike. Si president i Kosovës dhe mik i juaji, më lejoni të ndaj çmimin e Urdhrit të Lirisë, për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sot nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Më pas, nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright. Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton./21Media