Përkrahësit më të mëdhenj të deputetes

Përkrahësit më të mëdhenj të deputetes

Albulena Haxhiu është njëra ndër deputetet më të zëshme dhe aktive në Kuvendin e Kosovës. Ajo në zgjedhjet e 6 tetorit ka siguruar ulëse në Kuvend për një mandat të katërt.

Përkundër angazhimeve të shumta si deputete, anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje dhe përkrahëse e nismave të shumta për të drejtat e njeriut, Albulena është e përkushtuar shumë edhe pas familjes së saj, shkruan rtv21.tv

Tash e sa vite deputetja është e martuar me Albert Krasniqin dhe kanë dy djem, Malin i cili tanimë ka filluar rrugëtimin shkollor në klasë të parë dhe Tomorrin, i cili edhe pak muaj mbush 3 vjeç. Për emrat e fëmijëve deputetja pati treguar kohë më parë se është frymëzuar nga Mali i Tomorrit.

Albulena si një nënë e përkushtuar kujdeset që gjatë ditës të kalojë kohë me dy vogëlushët e saj, shpeshherë ata shëtisin edhe në sheshet e kryeqytetit dhe parqe. Kjo shihet edhe në fotografitë që deputetja e Vetëvendosjes publikon në rrjetet sociale.

Ditë më parë në festën e Halloween, Albulena u fotografua me Malin që mbante të veshur kostum të superheroit dhe Tomorrin që kishte përzgjedhur të frikësonte moshatarët e tij me kostumin e lugatit.

Mali dhe Tomorri poashtu janë përkrahësit më të mëdhenj të deputetes. Ata përkrah babait e shoqërojnë nënën e tyre në protesta dhe marshe paqësore, si dhe në zyrat e Vetëvendosjes. Në një fotografi të publikuar muaj më parë nga vetë Albulena, shihet djali i saj që luan me disa aktivistë të Lëvizjes, derisa deputetja ndodhej në një mbledhje pune.

Kujtojmë se Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit me 220 mijë e 811 vota, apo 26.15 %, derisa deputetja më e votuar e kësaj partie ka dalë Albulena Haxhiu, e cila ka marrë 46 mijë 861 vota./21Media