"Për ty dhe brezin tënd, gjithçka nga vetja ime!"

“Për ty dhe brezin tënd, gjithçka nga vetja ime!”

Ish- deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka uruar ditëlindjen e gjashtë djalit të saj, Malit, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pranë djalit.

“Mal, zemra ime. Sot i mbushe 6 vjeç dhe nesër do t’i hedhësh hapat e parë drejt dijes. Për ty dhe brezin tënd, gjithçka nga vetja ime!”, ka shkruar Haxhiu krahas fotografisë.

Deputetja u martua në tetor të vitit 2012 me Alban Krasniqin. Çifti janë prindër të dy djemve, Malit dhe Tomorit./21Media