Albulena dhe Iliri kanë një gëzim në familjen e tyre

Albulena dhe Iliri kanë një gëzim në familjen e tyre

Aktorja e njohur, Albulena Kryeziu dhe bashkëshorti i saj, Ilir Bokshi dje kanë marrë epitetin prindër dhe martesa e tyre është bekuar me ardhjen në jetë të djalit të cilin e kanë pagëzuar ne emrin Don.

Lajmin e ka bërë të ditur aktorja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Don Bokshi 25 dhjetor 2017. Është koha më e mrekullueshme e vitit”- ka shkruar ajo sipër fotos.

Urime të shumta ka pranuar ajo nga fansat, miqtë dhe familjarët e saj./21Media