Babai i Azet vdiq para pak ditësh

Babai i Azet vdiq para pak ditësh

Reperi i njohur Azet po shënon suksese të njëpasnjëshme në Gjermani. Së fundmi ai ka lansuar albumin “Super Plus”, i cili po pritet shumë mirë nga publiku gjerman duke u radhitur në vend të parë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Azet përmes një postimi në Instastory duke shtuar se këtë sukses ia dedikon babait të tij i cili vidq para pak ditësh.

“Albumi Super Plus eshte ne vendin e par ne Gjermnai kete sukses ja dedikoj BABIT tim qe gjithmon e kom pas pran dhe kisha dasht qe edhe aj ta shijon bashk me ne kete sukses! Dhe i falenderoj te gjith qe kan qen te pranishem ne ceremonin e varrimit dhe te gjith qe me perkrahin. FALEMINDERIT”, ka shkruar Azet./21Media