Tuna rrëfehet për problemet që i pati

Tuna rrëfehet për problemet që i pati

Njëra nga këngëtaret më të njohura të estradës, Altuna Sejdiu më 8 mars ka jetësuar albumin e saj “Fortuna”, në një koncert të Filharmonisë në Maqedoni.

Albumi i Tunës përmban shtatë këngë, dy prej të cilave janë bashkëpunime, një me artistin e mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, kurse bashkëpunimi tjetër është me këngëtarin Yll Limani.

Gjatë kohës sa ishte duke punuar për këtë album, Tuna si duket ka pasur probleme me shëndetin. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Tuna ka theksuar se dashuria e madhe e fansave e kanë bërë të fortë atë.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kalu 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria ju’j m’ka ba me u çu n’kamb e me jau pru sa ma shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik tak tik tak”, ka shkruar Tuna në Instagram.

Ndryshe, Tuna pas një pauze dy vjeçare u rikthye në skenën muzikore shqiptare me dy këngë,  “Chonga” dhe bashkëpunimin me Seven Saraqin, “Maria” që është publikuar në tetor të 2018-së./21Media