Genci kërkon ndihmën e fansave

Genci kërkon ndihmën e fansave

Rep artisti i njohur, Genc Prelvukaj, ka paralajmëruar fansat se është duke punuar në album i cili mund të përmbajë rreth 20 këngë të reja.

Mirëpo, reperi për albumin që po sjellë ka kërkuar edhe ndihmën e fansave, shkruan rtv21.tv

“Albumi po vjen 15-20 kangë të reja. Çfarë lloji të kangve doni me pas mbrenda?”, ka shkruar Genci në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, “Dilema” është projekti i fundit muzikor që reperi Genc Prelvukaj, e ka publikuar më 5 gusht. Deri tani kënga ka arritur një milion klikime në Youtube./21Media