Alcatel ka sjellë tre telefona të ri nga segmenti i mesëm - modelet Idol 5S, A50 dhe A30 Plus

Alcatel ka sjellë tre telefona të ri nga segmenti i mesëm – modelet Idol 5S, A50 dhe A30 Plus

Telefoni Alcatel Idol 5S përdorë çip Qualcom Snapdragon 625, 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Ai posedon ekran 5.2 inç me rezolucion 1080p, kamerë 12MP dhe kamerë për selfi 8MP. Karakteristikat tjera përfshijnë sensorin për skanimin e gishtërinjve dhe bateri 2620mAh. Çmimi i telefonit është 280 dollarë.

Alcatel A50 ka procesor MediaTek MTK6738, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, e cila zgjerohet përmes kartelës microSD. Telefoni ka ekran 5.2 inç me rezolucion 720p, kamerë 13MP dhe kamerë për selfi 5MP. Bateria ka kapacitet 2800mAh.

Telefoni ka çmim prej 150 dollarësh. Ndërsa, Alcatel A30 Plus ka ekran 5.5 inç me rezolucion 720p, bateri 3000mAh dhe specifika të njëjta si modeli A50. Çmimi i pajisjes është 150 dollarë.

Të tre telefonat e ri të Alcatelit punojnë me sistemin operativ Android Nougat dhe janë të pranishëm në Amazon Prime.