"Ky rivalitet do t’i bëjë të dy lojtarët më të mirë"

“Ky rivalitet do t’i bëjë të dy lojtarët më të mirë”

Legjenda e Liverpoolit, John Aldridge beson se rivaliteti mes Sadio Mane dhe Mohamed Salah është pozitiv dhe i shëndetshëm.

Gjithçka nisi në ndeshjen kundër Burnely, kur Mane ishte në pozicion të mirë për të shënuar, por Salah nuk ia dha topin duke shkaktuar zemërim tek senegalezi. I menjëhershëm ishte reagimi i Klopp që e nxori nga ndeshja Manen, por as kjo nuk ndihmoi që të ulen tensionet.

Sipas Aldridge kjo është një gjë e mirë pasi ky rivalitet do t’i bëjë të dy lojtarët me të mirë.

“Salah e ka fituar Këpucën e Artë në dy vitet e fundit. E di çfarë privilegji është. Mane gjithashtu e fitoi vitin e kaluar. Të dy e dinë këtë privilegj. Është një rivalitet i mirë. Unë njëherë e kam fituar dhe kam pasur dëshirë për ta fituar sërish në sezonin tjetër. Mënyra si reagoi Mane ishte në rregull, pasi nëse do t’i pasonte topin mund të shënonte golin e dytë. Nëse Salah do të shënonte gjithçka do të ishte në rregull. Klubet e tjera, si Manchester City, nëse ndonjë ka këtë rast e pason menjëherë pasi gjithmonë duan të shënojnë”, deklaroi ai.