“Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme”

Tahiri tha roli udhëheqës i SHBA-ve do ta mbaj rajonin në paqe dhe stabilitet

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur dje në takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe avancimin e ardhmërisë euro-atlantike të Kosovës.

“Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme dhe Kosova po punon për një shtet të suksesshëm, që është qëllim përbashkët i Kosovës dhe SHBA-ve”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se roli udhëheqës i SHBA-ve do ta mbaj rajonin në paqe dhe stabilitet, ndërsa do të evitoj ndikimet negative të atyre që po shfaqin ambicie të rrezikshme gjeopolitike ndaj rajonit. /21Media

Back to top button