Pija që ju shpëton nga alergjitë e stinës

Pija që ju shpëton nga alergjitë e stinës

Alergjitë e stinës shkaktojnë një gjendje të bezdisshme shëndetësore. Veç alergjive ushqimore të cilat shkaktohen nga produktet e ndryshme si qumështi i lopës, soja, vezët, produktet e detit e deri tek kikirikët dhe arrat një njeri mund të vuajë dhe nga alergjia inhalatore (të ajrit) që shkaktohen kryesisht nga pluhurat e shtëpisë, lagështira, myku, poleni i pemëve, luleve ose barit.

Sytë e skuqur, hundë të bllokuara, fyt i acaruar janë simptoma të cilat prekin edhe përditshmërinë tonë. Ata që vuajnë nga astma i kanë edhe më të rënda këto simptoma.

Sipas studiuesve në Londër, ka rezultuar se kombinimi i pijes xhin me tonik mund të përmirësojë këto ndjesi. Kjo për shkak të dy komponentëve të zbuluar në këto pije, të cilat të kombinuara së bashku, ju lehtësojnë alergjitë. ./21Media