Anglia mund të sigurojë kualifikimin kundër Çekisë

Anglia mund të sigurojë kualifikimin kundër Çekisë

Mbrojtësi i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold tha se Anglia duhet të përmirësohet në mbrojtje për të pasur sukses në Europian.

Anglia fitoi katër ndeshjet e para të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, por në mbrojtje ajo kanë bërë disa gabime sidomos në ndeshjen kundër Kosovës, ku pësuan tri gola, transmeton rtv21.tv.

Sot, mbrojtësi anglez në një konferencë për media, foli rreth performancës së Anglisë kundër Kosovës.

“Ne duhet të pranojmë më pak gola. E dimë se ku duhet të përmirësohemi dhe ku të punojmë. Kosova ishte një skuadër e nënvlerësuar. Ne kishim respekt të madh për ta dhe e dinim rrezikun. Fatmirësisht, ishim në gjendje të shënonim më shumë se ata, por nuk ishim të lumtur për golat që pësuam dhe duhet të punojmë në këtë aspekt”, tha ai.

Skuadra e Gareth Southgate mund të sigurojë kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, nëse ata mundin Republikën Çeke, të premten./21Media