Alexis paralajmëron Arsenalin

Futbollisti I Topçinjëve është I lidhur me Chelsean, dhe përderisa ai dëshiron të qëndrojë në Londër, nuk e ka specifikuar nëse është fjala për Emirates

Alexis Sanchez ka lënë të kuptohet se nëse Arsenal nuk do të përmirësohen, ai mund të kërkojë një transferim larg skuadrës londineze.

Trajneri Arsene Wenger është nën presion të madh, dhe është në rrezik që të humb rastin për të garuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Disa futbollistë kanë pranuar se mentaliteti I tyre nuk është i kënaqshëm këtë sezon, e edhe këtu prêt përmirësim kiliani para se të hapet afati i transferimeve, shkruan rtv21.tv.

Kontrata e tij skadon në vitin 2018, andaj ai është në një positë të mirë për të forcuar një lëvizje nëse ka dëshirë të largohet, duke thënë se është i lumtur, por do të dëshironte ndryshime nëse do të qëndrojë.

Ish futbollisti i Barcelonës kërkohet nga Juventus, Paris Saint Germain e Bayern Munich, mirëpo Chelsea është në majë të garës për sulmuesin, i cili ka një klauzolë prej 50 milionë funteve./21Media

Back to top button