Të nominuarit shpallen këtë muaj

Të nominuarit shpallen këtë muaj

Ceremonia e 62-të vjetore e ndarjes së çmimeve në muzikë Grammy Awards, për të dytin vit me radhë nikoqire do ta ketë Alicia Keys.

Alicia Keys në një deklaratë për “Billboard” ka thënë se ka menduar se mundësia për të qenë nikoqire e Grammy-t i erdhi vetëm një herë, por kur kjo mundësi iu ofrua edhe një herë, u habit dhe nuk erdhi në pyetje që ta refuzojë, shkruan rtv21.tv

Ceremonia e kaluar e Grammy-ve kujtohet për disa momente të veçanta, si për paraqitjen në skenë të Michelle Obamas, Jennifer Lopez, Lady Gagas dhe Jada Pinkett Smith.

Keys vitin e kaluar po ashtu mahniti audiencën me interpretim në dy piano njëkohësisht. Veç kësaj, ajo interpretoi një radhë këngësh, përfshirë këtu atë të Roberta Flack “Killing Me Softly”, të Nat King Cole “Unforgettable”, e shumë të tjera.

Ceremonia e 62-të vjetore e shpërblimit të artistëve me Grammy do të mbahet më 26 janar 2020, në Los Angeles, kurse të nominuarit për këto çmime do të shpallen me 20 nëntor 2019./21Media